Zeqa: "Dëshira e lakmia për pushtet, krerët e VV-së i përafroi me ndërkombëtarët"

  • 24 July 2017 - 12:41
Zeqa:

Ndryshe analisti Florim Zeqa vlerëson se ndryshimi "epokal" i VV-së nga një lëvizje popullore me parime të forta kombëtare në një parti politike të ekstremit të majtë në njërën anë, dhe nga ana tjetër, kalimi nga një subjekt që nuk njihte ligjet, simbolet dhe himnin e shtetit të vet u shndërrua në një subjekt lojal i Pakos së Ahtisarit, duke u shkëputur krejtësisht nga e kaluara e saj. "Dëshira për pushtet, krerët e VV-së i përafroi me ndërkombëtarët, i bëri që raportet e ngrira t'i shndërrojnë në miqësi të ëmbël dhe pa kushte. Jo vetëm kaq, ky ndryshim i madh përmbajtjesor i VV-së, u reflektua edhe në aspektin vizual. Krerët e VV-së dhe aktivistët e saj, në vend të simbolit kombëtar në kostumet e tyre i vendosën kravatat me ngjyra nga më të ndryshmet. Madje në debatet televizive, një pjesë të konsiderueshme të kohës e shpenzojnë në mirëmbajtjen e kravatave, saqë shpesh harrojnë dhe dalin nga temat e debatit", është shprehur Zeqa për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)