Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)

  • 25 July 2017 - 11:20
Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, merr prej njerëzve të vet, të cilët i ka punësuar 10 për qind të rrogave të tyre mujore në para të gatshme.

SNS prej ardhjes në pushtet në Serbi në vitin 2012 ka punësuar më shumë se 100.000 njerëz të partisë në shërbimin shtetëror në të gjitha nivelet, ndërsa ata si “falënderim” duhen që t’i japin partisë 10 për qind të rrogave të tyre mujore, si dhe tërë rrogën e 12 në para të gatshme!

Nëpërmes të këtij pastrimi masiv të parave shtetërore, çdo muaj futen deri në dy milionë euro nëpër fonde të fshehta të SNS, të cilat shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake dhe zgjedhjeve, merr vesh gazeta serbe “Kurir”.

(Kosova Sot)