Serbet përshëndesin idenë e Vuqiçit, për nisjen e dialogut të brendshëm për njohjen e Kosovës!

  • 20 August 2017 - 11:29
Serbet përshëndesin idenë e Vuqiçit, për nisjen e dialogut të brendshëm për njohjen e Kosovës!

Dialogu i brendshëm siç quhet nga mediat serbe i cili u iniciua nga Presidenti Aleksandar Vucic, për sensibilizimin e serbeve për shkëputjen e Kosovës, po cilësohet si një vendim i mençur dhe i guximshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e integrimit në të cilin po kalon Serbia, tha ministri i administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Branko Ruzhiq, raporton Tanjug.

Ruzic tha se përmes këtij dialogu duhet të shihen treguesit reale të situatës në Kosovë dhe mundësisë që me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të marrë parasysh interesat e serbëve në Kosovë, të ruhet trashëgimia kulturore serbe dhe futjen eksterritorialitetin funksionale për manastiret e Kishës Ortodokse, e cila është paraparë në planin e Ahtisaarit.

(Kosova Sot)