“Parku Kombëtar i Lurës po digjet dita ditës, shteti nuk duket gjëkundi” (Foto)

  • 20 August 2017 - 23:40
“Parku Kombëtar i Lurës po digjet dita ditës, shteti nuk duket gjëkundi” (Foto)

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në rrjetin social një denoncim të një qytetari i cili pretendon se në Parkun Kombëtar të Lurës nuk ka ardhur ende ndihmë nga ajri për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të krijuara këtë të dielë.

 

Në denoncimin e postuar nga Berisha, qytetari shprehet se pavarësisht se instancat shtetërore kanë premtuar ndërhyrje nga ajri, asnjë ndihmë e tillë nuk është shfaqur.

(Kosova Sot)