Kjo është lista e kandidatëve të AAK’së për kryetarë komunash

  • 22 August 2017 - 18:24
Kjo është lista e kandidatëve të AAK’së për kryetarë komunash

Pasi që është dita e fundit e aplikimit në KQZ, për kryetarë të komunave nga ana e partive edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka publikuar shumicën e emrave të tyre për kandidat të komunave

Deri tani, 7 orë para përfundimit të këtij afati, AAK ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, që është Arbër Vllahiu, për komunën e Obiliqit, kryetari aktual Xhafer Gashi, kurse për kryetar të komunës së Deçanit është propozuar Bashkim Ramosaj, e jo Daut Haradinaj siç flitej.

Në komunën e Gjilanit kandidat është Rexhep Kadriu, ndërsa në Rahovec-Smajl Latifi.

Zenun Elezaj është kandidat për kryetarë në komunën e Klinës, kurse Faton Jakupi në Kamenicë.

Kandidat në Pejë është Fatmir Gashi, në Junik Agron Kuqi, ndërsa në Vushtrri Lutfi Bilalli dhe në Istog Gani Dredhaj.

(Kosova Sot)