Smaka: Korrupsioni më i madh bëhet në kokë, në Qeveri

  • 13 September 2017 - 17:09
Smaka: Korrupsioni më i madh bëhet në kokë, në Qeveri

Profesori i së drejtës, Riza Smaka thotë se në popull thuhet se peshku prishet së pari në kokë, dhe kjo prishja e madhe apo korrupsioni i madh bëhet në kokë, d.m.th në Qeveri, ku atje janë korrupsionet e formateve dhe dimensioneve të mëdha, dhe gradualisht edhe nëpër institucione, ku edhe ato janë korrupsione, por që janë pak a shumë më të durueshme dhe të përballueshme. "Por, tash te ne është një paradoks i madh, i cili reflektohet edhe në këtë pikëpamje, se kemi raste jo të pakta dhe jo të rralla që funksionarë e qeveritarë të caktuar janë të akuzuar, që kundër tyre ka denoncime penale, mirëpo procedimi nuk është zhvilluar dot edhe është droja që të parashkruhen, të vjetërsohen, apo të zhduken fizikisht, duke lënë kështu pasoja", theksoi për gazetën "Kosova Sot" Profesori i së drejtës Riza Smaka.

(Kosova Sot)