Mbillte hashash në shtëpi, ja si e pësoi emigranti shqiptar në Britani

  • 23 September 2017 - 15:36
Mbillte hashash në shtëpi, ja si e pësoi emigranti shqiptar në Britani

Një emigrant shqiptar i cili jetonte ilegalisht në Britani është arrestuar nga policia pasi u zbulua se kultivonte 555 rrënjë bimë narkotike në dhomën e tij.

Vlera e lëndës narkotike nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën rreth 300.000 sterlina. Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ramiz Nergjoni I cili dëshmoi se kishte mbërritur në Britani duke qëndruar mbrapa një kamioni.

53-vjeçari babai i tre fëmijëve nuk ka pranuar të flasë para autoriteteve duke dhënë për cdo pyetje përgjigjen ‘No Coment’. Ai u shpall fajtor për prodhim lëndësh narkotike dhe vjedhje energjie. Avokati mbrojtës  u shpreh se 53 vjecari kishte jetuar e punuar më parë në Greqi dhe se ishte një njeri I mirë, raporton shqiptarja.com. Ai ka tre vajza mes moshës 18 dhe 20 vjec dhe nëna e tij ishte e sëmurë në Tiranë.

Shqetësimi më I madh I tij është familja dhe sesi do tia dalë teksa ai është në burg”shprehet avokati i tij. 53 vjecari u dënua me 16 muaj burg dhe do të dëbohet drejt Shqipërisë.

(Kosova Sot)