Arbër Vllahiu: Prishtina është shndërruar në oazë të prapambeturisë, ndryshimi do të ndodhë me ne

  • 23 September 2017 - 16:18
Arbër Vllahiu: Prishtina është shndërruar në oazë të prapambeturisë, ndryshimi do të ndodhë me ne

Kandidati për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu ka thënë se është e pafalshme që prishtinasit sot përballen ende me mungesë të ujit e kanalizimit.

Në fushatën zgjedhore që po mbahet në Prishtinë, Vllahiu tha para të pranishmëve se kryeqyteti po përballet me bërllok dhe se lagjet janë shndërruar në oaza të prapambeturisë.

“Brenda katër vitesh zgjidhjen do ta japim ne. Ata që kanë harruar ta zhvillojnë ekonominë rurale i kanë bërë që banorët të ikin nga fshati . Prishtinës do t’i bëhet një profil ndërkombëtar duke u shndërruar pjesë e metropoleve”, ka thënë Vllahiu.

Ai ka shtuar se janë shpresa dhe ndryshimi për ta. “Ndryshimi ka nisur me Haradinajn dhe ndryshimi do të ndodh me ne”, ka përfunduar Vllahiu.

(Kosova Sot)