Rudhani: Kompanitë nga bota nuk rrezikojnë në vendet ku mungon sundimi i ligjit

  • 24 September 2017 - 18:37
Rudhani: Kompanitë nga bota nuk rrezikojnë në vendet ku mungon sundimi i ligjit

Analisti Florim Rudhani ka thënë për gazetën "Kosova Sot" se kompanitë serioze nga bota e jashtme nuk e rrezikojnë kapitalin e vet për të investuar në një vend ku ka mungesë të zbatimit të ligjit, ka shkallë të lartë të informalitetit, korrupsion të lartë dhe me një prezencë të haraçit, si kushtëzime për realizimin e investimeve. "Nuk duhet fare që të çuditemi se përse nuk kemi investime të kompanive serioze në një shtet ku në vend të ligjit funksionon anarkia, prandaj për këta indikatorë kam frikën se vendi ynë do ketë pasoja edhe në vitet në vazhdim, sa u përket investitorëve të huaj", theksoi Rrudhani.

(Kosova Sot)