Veliu premton përmisimin e kushteve për sportistët llapjan (Foto)

  • 25 September 2017 - 22:56
Veliu premton përmisimin e kushteve për sportistët llapjan (Foto)

andidati për kryetar të Komunës së Podujeves nga LDK, Agim Veliu ka zhvilluar një takim me sportistët dhe punëtorët sportivë.

Ai u ka premtuar përmisimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Shkrimi i plote i tij: 

 Në takimin me sportistët dhe punëtorët sportivë, veteranët e sportit llapjan i falënderova për kontributin e dhënë në avancimin e sportit, ndërsa sportistëve aktivë, u premtova përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Gjatë këtij mandate kemi punuar shumë për sportin, ndërsa në mandatin e ri, që do ta fillojmë me 22 tetor, do ta kompletojmë stadiumin qytetit me infrastrukturë përcjellëse, si dhe do ta përfundojmë projektin e palestrës sportive, në bazë të standardeve për zhvillimin e garave nacionale dhe ndërkombëtare. 

Me prioritet do t’i trajtojmë edhe ndërtimin e fushave sportive në komunitet. Janë në procedurë ndërtimi i terreneve sportive në Lagjen e “Brecalive” dhe në fshatin Llugë. 

Me projekte të ngjashme do të vazhdojmë edhe në lagje dhe pjesë të tjera të Podujevës.

#LidhjaPërSportin
#LDKAgimVeliu47

(Kosova Sot)