Albert Krasniqi: Ahmeti i humbi debatet - Lajme - Kosova Sot
Albert Krasniqi: Ahmeti i humbi debatet

Albert Krasniqi: Ahmeti i humbi debatet

Debati me kandidatët për kryetar të Prishtinës konsiderohet i humbur për kryetarin aktual, Shpend Ahmetin.

Bazuar në këtë, Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se sondazhet e disa kompanive kanë lëvizur duke treguar rënie të Ahmetit.

“Në fillim të fushatës Shpend Ahmeti ka qenë diku te 49% në Prishtinë, e 26 % diku Arban Abrashi dhe kjo besoj që ka lëvizur në favor të Abrashit në raport me Shpend Ahmetin, i cili të paktën në debate që ka pas nuk ka arritur të fitojë asnjërën”, ka thënë Krasniqi në emision televiziv.

Ai ka thënë se edhe kandidati i PDK-së, Lirak Celaj ka informata mirëpo vetëm ato që s’ka arritur t’i përfundojë Ahmeti dhe jo plan konkret se çka do të bënte si kryetar i Prishtinës.

(Kosova Sot)

50 minuta më parë