Thaçi: Aleanca Kosovë-SHBA, e palëkundshme

  • 16 October 2017 - 22:20
Thaçi: Aleanca Kosovë-SHBA, e palëkundshme

Pavarësisht se kush është në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleanca strategjike dhe miqësia e madhe që ka Kosova me SHBA'në, qëndron dhe mbetet e fortë, ka thënë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë, ka theksuar Thaçi, e dëshmon nënshkrimi i marrëveshjes për programin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)

“49 milionë dollarë nuk zgjidhim problemet e Kosovës, por puna e përbashkët do të mundësojë krijimin e një klime pozitive dhe hapave konkret që rrit besimin e investitorëve tjerë”, ka thënë presidenti kosovar, gjatë një kokteji të mbajtur, për të kremtuar marrëveshjen për programin prej të cilit Kosova ka përfituar 49 milionë dollarë. 

(Kosova Sot)