Një sulm nga Koreja Veriore mund të vrasë deri në 90% të amerikanëve

  • 17 October 2017 - 18:53
Një sulm nga Koreja Veriore mund të vrasë deri në 90% të amerikanëve

EKSPERTËT TËRHEQIN VËREJTJEN RRETH BOMBËS BËRTHAMORE ME PULS ELEKTROMAGNETIK 

Ekspertët thonë se një bombë EMP do të mund të detonohej nga një lartësi prej 30 deri 400 kilometra mbi cak

Kjo armë, e njohur si bomba bërthamore me puls elektromagnetik (EMP), me rastin e shpërthimit emeton një valë të rrezeve gama, të cilat ndeshen me molekulat e ajrit, duke ndarë elektronet dhe duke përshpejtuar grimcat me ngarkesë negative
E kspertët ua kanë tërhequr vërejtjen zyrtarëve të SHBA-së rreth një arme të tmerrshme bërthamore, të cilën ata kanë frikë se Koreja Veriore mund ta përdorë kundër Amerikës. Kjo armë, e njohur me emrin bomba bërthamore me puls elektromagnetik (EMP), përdor radiovalët e intensitetit të lartë, të emetuara nga shpërthimet bërthamore në pjesën e epërme të atmosferës, të cilat dëmtojnë pajisjet elektronike. Në vërejtjen e tyre, ekspertët thonë se një shpërthim i tillë, në mënyrë indirekte mund të shfarosë deri në 90% të njerëzve në SHBA, brenda një viti.

Çka është bomba EMP? 

Kjo armë, e njohur si bomba bërthamore me puls elektromagnetik (EMP), me rastin e shpërthimit emeton një valë të rrezeve gama, të cilat ndeshen me molekulat e ajrit, duke ndarë elektronet dhe duke përshpejtuar grimcat me ngarkesë negative. Më pas, fusha magnetike e Tokës, një pjesë të madhe të këtyre elektroneve me shpejtësi të madhe i dërgon në drejtim të poleve. Me këtë rast elektronet lirojnë energjinë e sapomarrë në formë të një shpërthimi të fuqishëm elektromagnetik, duke përfshirë edhe radiovalët. Radiovalët mund ta mbulojnë një kontinent të tërë dhe të dëmtojnë duke nxjerrë nga përdorimi qarqet brenda elektronikës moderne, në një masë të madhe. Kjo mund të ketë efekte të shumta negative, duke përfshirë edhe prishjen e frigoriferëve për ilaçe, çrregullimin e rrjeteve të komunikimit, si dhe pengimin e përpunimit të ujit. Kjo vërejtje rrëqethëse vjen nga Dr. William Graham dhe Dr. Peter Vincent Pry nga Komisioni EMP, në një dokument të ri, me titull 'North Korea Nuclear EMP Attack: An Existential Threat' (Rreziku ekzistencial nga sulmi bërthamor EMP nga Koreja Veriore). Ekspertët thonë se një bombë EMP do të mund të detonohej nga një lartësi prej 30 deri 400 kilometra mbi cak, duke rezultuar me ndërprerje të rrymës elektrike për një regjion të madh. Ja çka thuhet midis tjerash, në dokumentin e ri: 'Me zhvillimin e arsenaleve të vogla bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi nga kundërshtarët e ri, radikalë të SHBAsë, duke filluar nga Koreja e Veriut, rreziku i një sulmi bërthamor EMP kundër SHBA-së bëhet njëra ndër mënyrat më serioze që një vend i tillë mund t'i shkaktojë dëm SHBA-së'. Ata apelojnë te liderët kombëtarë të SHBA-së që ta adresojnë rrezikun nga bombat EMP si një rrezik ekzistencial dhe t'i japin kësaj çështjeje një prioritet të lartë. Ekspertët thonë se Koreja Veriore mund ta bëjë një sulm të tillë kundër SHBA-së duke lansuar një raketë me rreze të shkurtër nga ndonjë fregatë apo nëndetëse, apo duke ngritur një kokë bërthamore deri në një lartësi prej 30 km me anë të ndonjë balone. Apo, ata thonë se një sulm i tillë mund të bëhet edhe nga ndonjë satelit i Koresë Veriore. Kjo vërejtje vjen vetëm pak javë pas frikës se Kim Jong-Un mund ta sulmojë Korenë jugore me një bombë EMP, me qëllim të shkatërrimit të infrastrukturës financiare të saj. Dokumenti thotë se edhe Koreja jugore ka dhënë alarmin ndaj ndonjë sulmi të tillë të mundshëm nga fqinji i saj verior.

Japonia, e alarmuar para një përvjetori të Koresë Veriore 

Japonia ka tërhequr vërejtjen se Koreja Veriore mund të bëjë provokime shtesë brenda pak ditësh, gjë që mund të ndodhë me rastin e një përvjetori kombëtar të Koresë veriore. Ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, thotë se Koreja Veriore më parë ka përdorur përvjetorët e saj dhe datat e rëndësishme, për të bërë testime të armëve bërthamore, apo parada ushtarake. 

(Kosova Sot)