Halili: Qytetarët ndihen të mashtruan

  • 19 October 2017 - 21:30
Halili: Qytetarët ndihen të mashtruan

Hilmi Halili, qytetar nga Prishtina, thotë se duke u bazuar në prezantimin gjatë fushatës shumë lehtë kuptohet se sa është dëmtuar kryeqyteti, duke i përfshirë debatet në TV, ku shihet qartë se banorët janë mashtruar, pasi që kryetari aktual nuk është në dijeni për disa çështje."Ndalimi dhe largimi i punëtorëve" ka ardhur që në kohën e Shpendit, me largimin dhe ndalimin e lejeve, është dëmtuar ekonomia deri në atë masë ku edhe vetë Qeveria, e më saktë MEF-i, ka pasur problem në realizimin dhe mbushjen e kasafortës së shtetit", u shpreh ai. "Korrupsioni ka lulëzuar në masë të madhe pasi që edhe vetë sistemi i instaluar, ndalja e lejeve, e ka bërë të mundur që leja e ndërtimit të merret me linja korruptive! Besojmë se tani me ndryshimet që priten, duke pasur konkurrencë, obligimet e një kryetari duhet të jenë vetëm ato ndaj çdo qytetari. Prandaj, përgjigjja ime në pyetjen tuaj se a i duhet kësi lloj personi apo kryeqytetit, them se kryetari i tillë nuk i nevojitet taksapaguesit, e hiq më pak edhe kontakteve me organizatat ndërkombëtare që deri më sot nuk u është dhënë rasti që të bashkëpunojnë me Komunën e Prishtinës",tha Hilmi Halili.

(Kosova Sot)