Badallaj: Disa familje mafioze kontrollojnë gjithçka

  • 20 October 2017 - 17:51
Badallaj: Disa familje mafioze kontrollojnë gjithçka

Analisti Reshat Badallaj thotë se "Pa më të voglin dyshim, kam thënë pa reshtur se në Kosovë janë katër -pesë familje mafiozësh, që janë të lidhura me krimin e drogës dhe këto familje janë po ashtu të lidhura ngushtë me shumë banditë dhe kryebanditë që nga majat e shtetit deri te bandat politike. Këta narkomanë i kanë rrugët e hapura dhe pa kurrfarë kontrolli nëpër dogana që hynë pa therë në këmbë. Ky krim është i organizuar tejet mirë dhe me përpikëri nga kriminelët e drogës dhe shtetit kriminal..., po e përsërisë se janë bashkë kriminelët e drogës dhe kriminelët e shtetit", tha Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)