SAHITAJ: RRJETI MAFIOZ I SHPENDIT LIDHET ME DEVOLLËT, QË RRËNJËT I KA NË BEOGRAD DHE SHTRIHEN DERI NË MOSKË E NË STAMBOLL

  • 21 October 2017 - 16:02
SAHITAJ: RRJETI MAFIOZ I SHPENDIT LIDHET ME DEVOLLËT, QË RRËNJËT I KA NË BEOGRAD DHE SHTRIHEN DERI NË MOSKË E NË STAMBOLL

Analisti politik Reshat Sahitaj konsideron se qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijesuar për dështimet e Shpend Ahmetit dhe të VV-së, sepse për katër vjet ishin të ndëshkuar nga keqqeverisja e tij, dhe tani këtë keqqeverisje duhet ta ndëshkojnë meritueshëm me votë. "Qytetarët tanë e kanë kuptuar tani se Shpendi për më tepër i takon rrymës më ekstremiste politike, të cilën e kanë të instaluar, me polici politike, sekrete dhe në formim të një ushtrie jo për interesa kombëtare, por për interesa personale, që ta nënshtrojnë popullsinë tonë, të cilët kanë përpara ëndrrën për fuqizimin e shoqërisë demokratike, por me këtë mentalitet të qeverisjes rrezikohen nga mënyra e instalimit dhe zhvillimit të një rrjeti mafioz. Ky rrjet mafioz lidhet edhe në rrafshin ekonomik me Devollët, kurse vetë Shpendi është pjesë e këtij rrjeti mafioz, që rrënjët i ka në Beograd dhe shtrihen deri në Moskë e në Stamboll", tha Sahitaj për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)