Kelmendi: Ramushi i ulet para këmbëve Pacollit si shehut

  • 23 October 2017 - 16:17
Kelmendi: Ramushi i ulet para këmbëve Pacollit si shehut

Të pashmangshme i sheh marrëveshjet politike për koalicionet paszgjedhore, nga lakmia për pushtet në këto zgjedhje, edhe profesor Jeton Kelmendi. Ai shembullin më konkret, më të freskët, e ilustron me akuzat e Ramush Haradinajt kundër Pacollit, të cilat u harruan edhe nga njëri edhe nga tjetri kur erdhi dita "D" për ta bërë qeverinë dhe përfituar nga pushteti."Këto parti që janë në Kosovë nuk janë fare parti politike me baza të fuqishme dhe programe parimore, prandaj të gjitha ato sharje e fyerje i kanë dhe i bëjnë për inate primitive ballkanike mes vete dhe jam shumë i sigurt që këto përplasje do t'i tejkalojnë, eventualisht me përjashtim të VV-së, por të tjerat do t'i përpijnë të gjitha sharjet ndaj njëritjetrit, sepse rastin më eklatant dhe shembullin konkret e kemi te sharjet që i ka bërë Ramush Haradinaj ndaj Behgjet Pacollit kur e quan rusofil, ndërkaq ai i kishte ndihmuar për dy milionë euro në kohët e vështira, ndërsa ai tani shkon e i ulet sikur Shehut para këmbëve të tij për ta bërë qeverinë, duke i dhënë shumë pozita ministrore, e bëri edhe zëvendëskryeministër dhe ministër të Jashtëm, pavarësisht se ai nga rezultati zgjedhor doli vetëm me dy deputetë. Kjo tregon më së miri se këto parti tonat politike të shumicës shqiptare nuk kanë fare as parime as moral, prandaj edhe pas rezultatit zgjedhor do të ketë shumë rokada politike e tentativa për të bashkëqeverisur mes tyre në interes të kapjes së pushtetit", theksoi analisti Jeton Kelmendi.

 

(Kosova Sot)