Lutfi Haziri e Sami Kurteshi shkojnë në balotazh për Gjilanin (Foto)

  • 23 October 2017 - 16:31
Lutfi Haziri e Sami Kurteshi shkojnë në balotazh për Gjilanin (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin e votave në Komunën e Gjilanit.

Sipas këtyre rezultateve Gjilani do të shkojë në balotazh ku në garë do të jetë Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga VV.

Haziri ka arritur të marrë 19 mijë e 543 vota, apo 43,40%, kurse Kurteshi ka marrë 12 mijë e 310  vota apo 27,34%.

Në këtë komunë nga 100 mijë e 399 votues të regjistruar, kanë votuar 45,68 për qind e tyre. 

Image

 

 (Kosova Sot)