'Të aksidentuarit në "Rrugën e Kombit" janë mirë'

  • 27 July 2015 - 23:49
'Të aksidentuarit në

Ministri i Diasporës, Valon Murati është interesuar të marrë informacione për familjen kosovare që është aksidentuar orë më parë në "Rrugën e Kombit".

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se nga informatat e marra nga spitali i Tiranës ka mësuar se gjendja e të aksidentuarve është e mirë.

Lexojeni të plotë postimin e Muratit në Facebook:

"Sapo kontaktova me Dr. Gjovalin Bushi ne Spitalin e Tiranes ku u interesova per gjendjen e familjes Bytyqi, bashkatdhetarëve tanë, te aksidentuar ne Rrugen e Kombit! Ata gjenden ne kujdes intenziv nga mjeket e ketij spitali si dhe dy femijet e tyre ne kujdes te mjekeve te Spitalit te Rreshenit!

Deshiroj t'i falenderoj mjeket per kujdesin dhe shpresoj qe ky kujdes te ndikoje qe te aksidentuarit te mbijetojne" (sic.), ka shkruar Murati.