Seanca për votimin e buxhetit, të dielën në orën 15:00

  • 07 December 2017 - 11:21
Seanca për votimin e buxhetit, të dielën në orën 15:00

Pas diskutimeve për buxhetin 2018, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka vendosur që seanca e radhës për buxhetin të mbahet të dielën.

"Sot nuk del në votim, vazhdimi i seancës do të jetë të dielën, e cila fillon në orën 15:00", tha Veseli.

Seanca ka vazhduar me pikën e rendit të ditës "Shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021".

(Kosova Sot)