SHBA, senatori Franken jep dorëheqje pas akuzave për ngacmime seksuale - Lajme - Kosova Sot
SHBA, senatori Franken jep dorėheqje pas akuzave pėr ngacmime seksuale

SHBA, senatori Franken jep dorėheqje pas akuzave pėr ngacmime seksuale

Senatori demokrat amerikan, Al Franken njoftoi sot dorëheqjen e tij në javët në vijim pas shumë dëshmive nga gra që e akuzonin për gjeste ulta para shumë vitesh.

“Njoftoj sot se në javët në vijim, do të jap dorëheqjen nga Senati”, deklaroi ai në një fjalim të mbajtur në senatm një ditë pasi shumica e kolegëve të tij i kërkuan dorëheqjen.

Ai është anëtari i dytë i Kongresit që braktis në dy ditë mandatin e tij, pas John Conyers, deputet demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve i akuzuar për ngacmime seksuale të përsëritura kundër shumë prej bashkëpunëtorve të tij.

Shumë deputetë dhe deputete vlerësojnë se Kongresi amerikan ndodhet në një çast thelbësor, në një pikë të historisë ku të gjithë duhet, pa luahtjen më të vogël, të aplikojnë një politikë të tolerancës zero kundër çdo sjellje të pa hijshme, aq më tepër për ngacmimet apo agresionet seksuale.

Kjo ka shtyrë dje, në më pakë se 24 orë, 32 nga 48 demokratët në Senat që t’i kërkojnë Al Franken-it, 66 vjeç, të dorëhiqet.

Një lëvizje kjo e filluar nga një grup senatoresh pas një dëshmie të re kundër senatorit në fjalë, përcjell Atsh.

Kongresi ka qenë prej shumë kohësh një institucion patriark. Por sot, gratë përfaqësojnë 20 për qind të parlamentarëve. Para 20 viteve, ato ishin vetëm 12 për qind, dhe para 30 viteve vetëm pesë për qind.

(Kosova Sot)

2 orë e 50 minuta më parë