Asambleistja e LDK’së sulmon gazetaren për lidhje të afërta me Vetëvendosjen (Foto)

  • 15 December 2017 - 21:45
Asambleistja e LDK’së sulmon gazetaren  për lidhje të afërta me Vetëvendosjen (Foto)

Këshilltarja komunale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës Jeta Rafuna ka sulmuar gazetaren e KTV’së Arta Avdiun, për lidhje të afërta me Vetëvendosjen.

Kjo pas publikimit të një lajmi se Arban Abrashi, kandidat i LDK’së për kryetar të komunës së Prishtinës, bëri fushatë ndaras LDK’së.

Zëdhënësja e Vetëvendosjes Tinka Kurti dhe Arta Avdiu, janë të martuara për dy vëllezër.

“Ja arsyeja pse "gazetarja" e KTV-së përpiqet të hedhë mjegull duke dezinformuar për fushatën e LDK-së në Prishtinë. Arta Avdiu, kunata e zëdhënëses së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurtit është shndërruar në zëdhënëse të zëdhënëses së "Babës"”, ka shkruar Rafuna në Facebook.

(Kosova Sot)