Abazi e këshillon Ymerin: Kujdes, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj ta bëjnë kulaçin

  • 17 December 2017 - 20:38
Abazi e këshillon Ymerin: Kujdes, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj ta bëjnë kulaçin

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi edhe një herë ka komentuar situatën aktuale në Vetëvendosjes, pas përçarjeve të mëdha brenda partisë. Vetëvendosje mbajti sot Këshillin e Përgjithshëm ku vendosi për zgjedhje të brendshme.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Abazi ka këshilluar kryetarin aktual të Vetëvendosjes Visar Ymerin që të tërhiqet me kohë, pasi sipas tij Shpend Ahmeti dhe Dardan Molliqaj, siç tha, do t'ia bëjnë kulaçin.

“Une mendoj qe Visar Ymeri vertet eshte burre i mire e parimor edhe principiel, veq ende nuk e ka kuptuar se çfare "kulaqi" eshte ne gjendje tezaku me molliqaj me maru. Nese nuk terhiqet me kohe, ka me pase dhembje nga të therrurat ne shpine perjete njejte sikur edhe Aida. Paftyresine e kane fetyre dhe as nuk skuqen, se po te ishin ndryshe nuk do benin lojra të flliqura. #Batonieshteuraemitrovices”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Vetëvendosje ka mbajtur sot Këshillin e Përgjithshëm ku u vendos për zgjedhje të brendshme të partisë.

I pranishëm nuk ishte Visar Ymeri, mandati i të cilit në krye të Vetëvendosjes përfundon në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot)