Ahmeti godet Visar Ymerin: Ike turpshëm, s’pate guxim të na shihje në sy!

  • 17 December 2017 - 21:59
Ahmeti godet Visar Ymerin: Ike turpshëm, s’pate guxim të na shihje në sy!

Aktivisti i zëshëm i LVV-së, Valdrin Ahmeti në një shënim në Facebook e ka thumbuar liderin aktual të VV-së, Visar Ymeri për mos pjesëmarrje në seancë.

Ai në një shënim në Facebook tha se “Visari sot nuk mori mundin as te vinte e t’i zgjaste doren aktivisteve qe te pakten per 3 vitet e kaluara kane ndjekur me perkushtim e vetemohim secilen detyre te shperndare nga Visari e vartesit e tij”.

Shënimi i plotë:

Sot nuk pati 2 letra. Pati nje fjalim nga nenkryetarja Fatmire Kollçaku, dhe nje leter nga Albin Kurti.

Poashtu pati edhe njehere nje komunikim te pasinqerte te Visar Ymerit. Komunikim permes fb-se. Pikerisht kur pritej nga Visari nje qasje unifikuese drejt zgjidhjeve te problemeve ne Levizje, ai nuk erdhi ne Keshill, por na tregoi permes fb-se se cfare mendonte.

Ky komunikim i pasinqerte i Visarit me aktivistet e Levizjes eshte vazhdim i asaj qe filloi me deklaraten pas mbledhjes se kryesise ku doli ne konference dhe pa asnje sqarim tha se duhet te ndalen shkrimet e aktivisteve, anipse ato shkrime e komente ishin shprehje e shqetesimit te sinqerte te aktivisteve per ate qe po ndodhe ne Levizje.

Ky komunikim i pasinqerte nga Visari vazhdoi edhe ne emisionin televiziv, ku aktivistet e Levizjes, per here te pare morren vesh qendrimet e Visarit per problemet e brendshme. Jo nga ndonje mbledhje e ndonje strukture te Levizjes, por nga emisioni televiziv.

E sot, Visari, turpshem u mundua ta minoje mbledhjen e organit me te larte vendimmarres te Levizjes VETËVENDOSJE!, Keshillit te Pergjithshem.

Visari sot nuk mori mundin as te vinte e t’i zgjaste doren aktivisteve qe te pakten per 3 vitet e kaluara kane ndjekur me perkushtim e vetemohim secilen detyre te shperndare nga Visari e vartesit e tij.

Visari sot nuk morri mundin as te vinte e t’i zgjaste doren aktivisteve, e te jepte me te voglin sqarim per ato qe i kuptuam nga emisioni televiziv ku ishte.

Duke pare emisionin e Visarit kam menduar qe Visari te pakten do te vinte ne keshill e te ballafaqonte mendimet me ata qe nuk pajtohet per gjerat qe nuk pajtohet.

Por sot, me shume se diten e emisionit, Visari turpshem iku, per te hedhur balte mbi gjkthcka qe kemi ndertuar me vite ne Levizjen tone, bashke me te e gjithe te tjeret.

Sot, Visari, turpshem tregoi qe ka vendosur te jete kryetari i nje klike te ‘te pushtetshmeve’ ne Levizje.

Por poashtu sot u tregua qe Levizja nuk pranon shantazh e nuk dorezohet para asnje kercenimi dhe se nuk do te kete kurre ‘te pushtetshem’ te paprekshem.

(Kosova Sot)