Policia arreston 2 anëtaret e Këshillit Bashkiak, protestuan në aeroport kundër Ramës

  • 18 December 2017 - 15:34
Policia arreston 2 anëtaret e Këshillit Bashkiak, protestuan në aeroport kundër Ramës

Të rinjtë e LRI-së kanë shoqëruar me protesta largimin e Edi Ramës nga aeroporti i Tiranës drejt Brukselit.

Siç duket edhe në këto video të shpërndara të rinjtë pretendojnë se janë dhunuar nga punonjësit e policisë, ndërsa kanë qenë duke filmuar protestën.

Në një video  shihet disa të rinj që protestojnë dhe dëgjohen zëra “mos më prek me dorë”, “mos më prek”.

Sipas informacioneve mësohet se policia ka nisur arrestimet për protestuesit. Po ashtu mësohet se të arrestuarat janë femra dhe anëtare në këshillin Bashkiak të Tiranës.
Të arrestuarat janë Dejana Kallogjeroviç dhe Ira Vejsiu. 

(Kosova Sot)