Mbytet një 29 vjeçar kosovar në Austri
Një kosovar 29 vjeçar është mbytur derisa lahej me shokët e tij në liqenin Pleschinger në Linz të Austrisë. Ai ishte duke u larë 15 metra larg liqenit kur gjeti vdekjen pasi nuk arriti të notonte tutje.
Përpjekja e miqve të tij për ta shpëtuar ishte e kot. Edhe zhytësit patën shumë vështirësi për ta gjetur trupin e kosovarit.
Përveç moshës dhe kombësisë, nuk janë dhënë detaje tjera rreth identitetit të kosovarit.