Haziri: Patriotizmi nuk dëshmohet me retorikë boshe

  • 17 January 2018 - 21:16
Haziri: Patriotizmi nuk dëshmohet me retorikë boshe

 analisti politik Arsim Haziri tha për "Kosova Sot" se logjika e tillë s'mund të jetë premtuese, po ashtu s'mund të jetë edhe argument me të cilin mund të dëshmonin patriotizëm e konsolidim shtetëror. "Kadri Veseli është demagog i llojit specifik dhe gjuha me të cilën ai nxjerr në publik, s'mund të jetë shpresëdhënëse për qytetarët. Po degradimi më i madh institucional ka ndodhur pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së subjektit të tij politik. Pamundësia për të treguar pushtet dhe seriozitet të paanshëm politik ka krijuar atë gjendje të pakontrollueshme dhe të paqasshme për autoritetet e vendit. Duke mbizotëruar ajo situatë ashtu kemi pasur tërë atë popullatë të terrorizuar nga ndikimi dhe operimi i strukturave paralele", theksoi Haziri. "Deklarimi i tillë i kuvendarit është përpjekje për të përfituar politikisht,tendencë për të mbuluar papërgjegjësinë e aplikuar për kohë të subjektit të tij politik, njëkohësisht një akti të tillë dëshiron t'i japë ngjyrim patriotik", u shpreh ai për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)