Moment prekës: Pas 5 vitesh në burg për përdhunim shpallet i pafajshëm (Video)

  • 17 January 2018 - 21:58
Moment prekës: Pas 5 vitesh në burg për përdhunim shpallet i pafajshëm (Video)

Ish-futbollisti Brian Banks në vitin 2002 u akuzua për përdhunim nga një vajzë me emrin Wanetta Gibson, gjë që ishte e pavërtetë, por Banks vuajti dënimin 5 vite në burg, derisa u hap prapë rasti dhe u kuptua e vërteta.

Gjykata e Lartë në Los Angeles pas zbardhjes së rastit kërkoi nga paditsja Gibson të paguante 1.5 milionë dollarë, plus një shtesë prej 1.1 milion dollarë në tarifa, përfshirë edhe ato që bëri për të bërë kërkesa të rreme dhe shpenzime gjyqësore.

Gibson ishte mësues futbolli i shkollave të mesme në vitin 2002, kur ajo e akuzoi  për përdhunimin e saj në Shkollën e Lartë Politeknike në Long Beach.

Më poshtë mund të ndiqeni videon prekëse kur ai shpallet i pafajshëm:

(Kosova Sot)