Mrekullia e ‘Tetë e Botës’! Fshati japonez ku bora thyen çdo rekord (FOTO)

  • 19 January 2018 - 22:10
Mrekullia e ‘Tetë e Botës’! Fshati japonez ku bora thyen çdo rekord (FOTO)

Ndërsa dimri na duket kaq i ftohtë e shpesh herë mbyllemi brenda në shtëpi, duhet të njihni këtë fshat të vogël japonez i cili çdo vit kalon dimër gjithnjë e më të egër.

Moti i egër godet nga Siberia nëpër detin relativisht të ngrohtë të Japonisë duke krijuar re me shumë lagështi.

Kur këto re arrijnë në majat më të larta të maleve japoneze ato zbrazin poshtë të gjitha reshjet që kanë ndërtuar në formën e dëborës.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, fshati piktoresk malor i Shirakaëa-go që ndryshe përkthehet si “Fshati i lumit të bardhë”, ka regjistruar mesatarisht 415 inç të reshjeve të dëborës çdo vit.

Qyteti është bërë i njohur për ndriçimet gjatë natës në muajt e dimrit mbi shtëpitë e mbuluara nga dëbora.

Edhe pse i ftohti arrin kulmin, ky fshat në vetvete është kaq i ngrohtë dhe piktoresk.

Çatitë e shtëpive janë projektuar pikërisht për të përballuar sasi të mëdha të reshjeve të dëborës dhe disa prej tyre datojnë që para 250 vitesh.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)