Shpërthen në flakë një makinë në Berat, policia jep detaje - Lajme - Kosova Sot
Shpėrthen nė flakė njė makinė nė Berat, policia jep detaje

Shpėrthen nė flakė njė makinė nė Berat, policia jep detaje

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit.

Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit Tomorri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet.

Policia e Beratit informon se në orën 13:30 është njoftuar nga një telefonatë, se në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri një automjet ka marrë flakë.

Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot)

33 minuta më parë
19/02/18