Analiza e gjakut që zbulon autizmin

  • 20 February 2018 - 21:21
Analiza e gjakut që zbulon autizmin

SISTEMI MË I MIRË KA NJË SAKTËSI PREJ RRETH 90 %

Në lidhje me zërat rreth një analize të thjeshtë të gjakut, e cila mund të përdoret për diagnostikimin e autizmit, udhëheqësja e studimit, dr. Naila Rabbani thotë: 'Ka pesë vjet që punojmë në këtë analizë, duke besuar se ajo mund të jetë e dobishme për fëmijët dhe prindërit e tyre, për ta identifikuar problemin dhe për të ofruar terapi intervenuese që në fillim të sëmundjes së autizmit.

Autizmi manifestohet ndryshe te personat e ndryshëm

Duhet të bëhen kërkime shtesë, për të identifikuar se a gjenden biomarkerët e njëjtë edhe te fëmijët e vegjël, por ne jemi të përkushtuar që ta çojmë këtë përpara deri në nivelin kur do të mund të përdoret gjerë- sisht". Rreth 700,000 njerëz në Britani (rreth 1%) besohet se vuajnë nga autizmi. Tani për tani diagnoza e kësaj sëmundjeje vihet duke vlerësuar të folurit dhe problemet e fëmijës në komunikim, gjë që nuk është gjithmonë punë e lehtë, meqë autizmi manifestohet ndryshe te personat e ndryshëm. 

Dëmtimet e proteinave në plazmën e gjakut

Gjatë viteve të fundit është tentuar që të zbulohet ndonjë analizë për zbulimin sa më të hershëm dhe më të saktë të autizmit, ku vëmendja është përqendruar te dallimi në madhësinë e trurit, në pjesën që është përgjegjëse për të folurit. Kërkuesit shkencorë nga Uaruiku kanë punuar me Universitetin e Bolonjës në Itali, për të rekrutuar 38 fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit, të moshës nga 5 deri 12 vjet, bashkë me 31 fëmijë të shëndoshë, të të njëjtës moshë. Me këtë rast, shkencëtarët zbuluan se fëmijët me autizëm kanë dëmtime të proteinave në plazmën e gjakut. Më pas u zhvilluan analiza të gjakut dhe urinës për të zbuluar këto proteina, ku sistemi më i mirë ka një saktësi prej rreth 90%. 

(Kosova Sot)