Kelmendi: Të mos keqpërdoret përvjetori

  • 20 February 2018 - 22:36
Kelmendi: Të mos keqpërdoret përvjetori

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se, pavarësisht interesit strategjik që kanë shqiptarët për bashkim në një shtet, nuk duhet që deklarata politike në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë së Kosovës të bëhet dhe të varet nga gjendja ekonomike, sociale dhe nga veprimtaria kriminale, në mënyrë që të jemi apriori kudër bashkimit. Ai përmend shumë elemente, të cilat e bëjnë në kohë dhe moment të caktuar të domosdoshëm bashkimin e kombit dhe trojeve shqiptare, por jo me parulla të strukturave kriminale. "Dua t'i theksoj disa fakte shumë të rëndësishme pse një deklaratë e tillë në vetvete është pozitive, nëse me të vërtetë ka pasur dhe ka për qëllim atë çështje. Çështjet e paraqitura nga pyetja si kundërargument për bashkimin e disa çështjeve midis Kosovës e Shqipërisë nuk janë prova që duhet me qenë kudër bashkimit. Para kësaj dalin: 1. Me bashkim e kemi një ekonomi më të gjerë dhe një treg më të madh për mallrat tona. 2. Me bashkim me lehtë bëhet dhe luftohet krimi dhe korrupsioni, veprimtaria kriminale e kanabisit, vjedhjet dhe dukuritë e tjera në vend. 3. Bashkimi luan rol të madh edhe në realizimin e kërkesave politike dhe nacionale e ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi dhe në Greqi. 4. Bashkimi e forcon ushtarakisht shtetin. 5. Me bashkim rritet edhe fuqia politike, diplomatike dhe ekonomike e shqiptarëve. I theksova këto për të dhënë përgjigje në dukuritë negative aktuale të krimit dhe të korrupsionit që ekzistojnë në dy shtetet tona", theksoi ai. "Mendoj se të mirat e bashkimit janë katërçipërisht më të mëdha dhe më domethënëse se anët negative që ka aktualiteti", tha prof. Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)