Mehmeti: Hashimi ka bërë marrëveshje të fshehtë, e cila rrezikon Kosovën që të ndahet - Lajme - Kosova Sot
Mehmeti: Hashimi ka bërë marrëveshje të fshehtë, e cila rrezikon Kosovën që të ndahet

Mehmeti: Hashimi ka bërë marrëveshje të fshehtë, e cila rrezikon Kosovën që të ndahet

Analisti Faton Mehmeti konsideron se fatkeqësisht, qysh në fillim është pretenduar që dialogu me Serbinë të privatizohet për interesa personale të udhëheqësve të vendit, prandaj ka filluar pakonsensus nacional dhe pa platformë."Uria për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes iu kanë verbuar edhe arsyen, duke bërë që pala shqiptare e Kosovës të dalë shumë e papërgatitur dhe qesharake në këto bisedime. Për më keq edhe ka dalë e humbur, me dështime të cilat po bien mbi kurrizin e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Kjo ka bërë që të fuqizohet Lista Serbe, e cila tashme po udhëheq me 10 komuna në vend dhe rrjedhimisht është shndërruar në faktorin kryesor në qeverinë 'Haradinaj'. Kjo gjë do t'i mundësojë që Serbia të realizojë synimet e saja ekspansioniste për të ndarë vendin, fillimisht me komuna të vogla e të cilat në mënyrë zinxhirore do të lidhen me Beogradin. Kompetencat e këtyre komunave pritet të shtohen si favore ndaj Listës Serbe, për të votuar demarkacionin e që rrjedhimisht Kosova humb në të dyja anët, si në territor si në shtim të kompetencave të serbëve në enklavat e tyre", u shpreh ai. "Ndërsa ndarja e Kosovës besoj se është shtruar edhe në bisedimet në Bruksel, për çka dyshoj se Hashimi ka bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë, e cila rrezikon Kosovën që të ndahet", vlerëson Mehmeti për "Kosova Sot". Sipas tij, presidenti dhe kjo klasë politike për interesa të veta është në gjendje të bëjë çdo gjë. 

(Kosova Sot)

19 orë e 7 minuta më parë
18/07/18