Bllokohen dy rrugë në Prishtinë për 60 ditë

  • 19 March 2018 - 10:38
Bllokohen dy rrugë në Prishtinë për 60 ditë
 

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”  do të bllokohen për dy muaj.

Kjo meqenëse sot fillon realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”, si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”.

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se këto rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.