Kamishi thotë se Rusia ka ndikuar në problemin e demarkacionit

  • 20 March 2018 - 20:00
Kamishi thotë se Rusia ka ndikuar në problemin e demarkacionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, ka dhënë një informacion krejtësisht të ri sa i përket temës së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai në fjalën e tij fillimisht ka folur sesi nëse “dikush e don Çakorrin” duhet të kërkojë që të përmirësohen të gjitha gabimet historike me territorin e Kosovës, teksa më vonë ka zbuluar sesi Rusia ka ndikuar në temën e demarkacionit.

“Ne nuk do të lejojmë që ambiciet ruse për destabilizim të rajonit të zënë vend dhe të propagandohen si të mira për këtë vend, sepse elementi serbo-rus është shumë i angazhuar në problematiken e demarkacionit”, ka thënë Bekim Haxhiu sot në Kuvendin e Kosovës.

(Kosova Sot)