Osmani: Nëse të rinjve nuk ia hapim dyert për Evropë, shkojnë në ISIS

  • 20 March 2018 - 22:48
Osmani: Nëse të rinjve nuk ia hapim dyert për Evropë, shkojnë në ISIS

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e saj lidhur me Demarkacionin, duke treguar pse sot e mbron marrëveshjen dhe kërkon që ajo të ratifikohet. Osmani ka thënë se sot kanë obligim të gjithë deputetët që t'i nxjerrin qytetarët nga izolimi.

Osmani ka thënë se kanë ndryshuar rrethanat prej që marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar. Ajo pohon se çdo kontest me shtetin malazias është kontest me shtetet e anëtarësuara në NATO.

“Demarkacioni është mosmarrëveshje bilaterale dhe sot ka ndryshim rrethanash, Mali i i është anëtare e NATO’s dhe cdo kontekst me të, është kontest me shtetet e BE’së dhe SHBA’në”, ka thënë Osmani. 

Deputetja e LDK’së është shprehur se asnjëherë nuk do të mund të nxirret më shumë nga marrëveshja e demarkimit, prandaj deputetëve s’u mbetet gjë tjetër pos ta votojnë atë.

“Unë jam e vetëdijshme se përmirësimet nuk shkojnë deri në atë masë ku ne do të kishim dëshiruar. Jam qind për qind e bindur se nuk mund të nxjerrim më shumë se kaq”, ka shtuar ajo.

“Cka ka ndodhur gjatë këtyre tre viteve është se izolimi mendor i politikanëve ka izoluar qytetarët e Kuvendit. Nëse ne nuk ia hapim dyert, do t’ia hapin ata që duan t’ia shpëlajnë trurin sic ndodhi me ISIS’in”, ka përfunduar Osmani fjaliminb e saj. 

(Kosova Sot)