Mustafa: Këtë fryrje të qeverisë, Shpendi po e bënë për të përfituar nga grupet e interesit

  • 21 May 2018 - 22:06
Mustafa: Këtë fryrje të qeverisë, Shpendi po e bënë për të  përfituar nga  grupet e interesit

Qytetari Mustafë Mustafa thotë për gazetën "Kosova Sot" se këtë fryrje të qeverisë komunale Shpendi po e bën vetëm për të kënaqur dhe përfituar grupet e ngushta të interesit nga të cilat është bërë qeverisja e re nga shumë parti të vogla politike.

"Pasi janë bërë shumë parti politike aty, ata duhet t'i rehatojnë diqysh, sepse çdonjëra po e kërkon hisen e vet, kështu që ajo që është pritë prej Shpendit nuk është asgjë, askund. Shembull më i keq nuk ka se ku të shkojë, po i merr votat prej tjetërkujt e po ikën, po del në tjetër parti politike. Ata kanë gabuar, edhe pse nuk jam përkrahës i VV-së, as pragun nuk kanë për ta kaluar në zgjedhjet e tjera", është shprehur ai. Tutje ka shtuar. "Puna është katastrofë, i ka lidh punët me këta Devollët duke shëtitur nëpër jahte dhe gjithkah", tha Mustafë Mustafa.

(Kosova Sot)