BADALLAJ:POPULLIT I KA ARDHUR VARFËRIA NË MAJË TË HUNDËS!

  • 23 May 2018 - 16:03
BADALLAJ:POPULLIT I KA ARDHUR VARFËRIA NË MAJË TË HUNDËS!

 Ndërsa analisti Reshat Badallaj nuk pret kthim të shpresës qytetare derisa të jetë kjo klasë politike e lidhur me krimin në pushtet.

"Popullit i ka ardhur në majë të hundës varfëria dhe nuk kanë më asnjë fije shprese për të jetuar në Kosovë, sepse e kanë parë se kryebanditët dhe banditët, që nga majat e larta të shtetit, në Qeverinë kuislinge me plot hajna që ia kalojnë çdo shteti në Ballkan, Kuvendi kukull dhe me plot banditë, rrugaçë, gjysmë-analfabetë dhe deri te këto banda politike, që kurrë nuk punuan për interesa të qytetarëve, nuk u ka mbetur asgjë tjetër pos të kapin strajcën e krahut dhe të kërkojnë një jetë më të mirë dhe të sigurt në vendet pa adresë. Nuk është dita e largët që popullata në Kosovë t´ia lërë lamtumirën vendit dhe shëndet pragut të shtëpisë, e kam fjalën në mënyrë të organizuar të trazohet Kosova krejt me fajin e këtyre banditëve, hajnave dhe vagabondëve që deri dje nuk kishin bukë për të ngrënë e u gdhin më të kamur se sheikët", u shpreh ai për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)