DioGuardi shpalos detaje të pathëna për Haradinajn: Shkuam në Hagë së bashku me gruan time që ta nxirrnim, por sot... - Lajme - Kosova Sot
DioGuardi shpalos detaje të pathëna për Haradinajn: Shkuam në Hagë së bashku me gruan time që ta nxirrnim, por sot...

DioGuardi shpalos detaje të pathëna për Haradinajn: Shkuam në Hagë së bashku me gruan time që ta nxirrnim, por sot...

Miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, në një intervistë dhënë së fundi për “Interaktiv”, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të politikanëve të Kosovës e Shqipërisë. Ai ka ftuar popullin shqiptar që të ngritet në protesta paqësore kundër klasës aktuale politike në Kosovë.

Ai ka kritikuar ashpër edhe Ramush Haradinajn, për të cilin ka treguar se si së bashku me bashkëshorten e tij kishin shkuar në Hagë që ta nxirrnin atë nga Haga, ku po gjykohej për krime lufte.

“I njoh natyrisht, dhe njëri prej tyre ishte në Hagë dy herë, e neve na u desh të mblidhnim para për ta nxjerrë jashtë. Pse e bëmë këtë? Sepse e donim? Jo. Sepse nuk donim që Kosova të quhej vend terrorist, prandaj mua dhe gruas time na u desh që të shkonim në Hagë dhe ta nxirrnim nga atje zotin Haradinaj. Po të dënohej do të thoshin se Kosova është vend terrorist dhe ne e parandaluam këtë, dy herë”, ka thënë DioGuardi, duke shpalsur detaje që nuk ishin dëgjuar më parë.

Por, kongresmeni amerikan, është i dëshpëruar me punën e Haradinajt, të cilin edhe krahason me Thaçin.

“Po, është kryeministër, dhe ç’ka po bën? Këtë e donte, që të bëhej kryeministër dhe unë po pres që të shoh se çfarë reformash do të bëjë. Ose ndoshta vetëm do të bëjë atë çfarë Hashim Thaçi dëshiron, ose dikush tjetër. Jo. Na duhen njerëz të guximshëm, me ide të reja që u shkojnë njerëzve në rrugë dhe u kërkojnë njerëzve mbështetjen dhe votën, duke u thënë se atë që them se do ta bëj për ju edhe do ta bëj. Dhe, nëse nuk e bëj për dy vjet, duhet të më largoni nga posti ose do të largohem vetë. Quhet kufizim i mandatit këtu. Nëse nuk e bëni si duhet punën tuaj, atëherë ikni. Njerëzit nuk mund të presin më gjatë. Kemi 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe shqiptarët e rinj po ikin nga Kosova. E dini se cila është fjala në shqip: Turp! E di këtë fjalë që përdoret edhe nga arbëreshët”, ka thënë ndër tjerash në intervistën e tij, miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Joe DioGuardi.

(Kosova Sot)

20 orë e 4 minuta më parë
19/08/18