Hamiti:Kemi ardhur në një situatë, ku i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin nga shteti

  • 20 June 2018 - 22:06
Hamiti:Kemi ardhur në një situatë, ku i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin nga shteti

Qytetari tjetër nga Prishtina, Hakif Hamiti, për gazetën "Kosova Sot" tha se falë politikave poshtëruese e plaçkitëse të të gjitha garniturave qeverisëse të pasluftës, që sunduan vendin, kemi ardhur në një situatë ku i madh e i vogël po kërkojnë çdo mundësi që të ikin një orë e më parë nga shteti."Ndërkaq e tëra kjo situatë po ndodh ngase jemi bërë një vend ku po sundon fuqishëm mafia kriminale që është e lidhur me mafio-politikanët e nivelit të lartë në të dyja nivelet e pushtetit dhe në të tri pushtetet e bëra bashkë, duke vepruar haptazi dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, ngase si dihet me Kushtetutën e vendit të tria pushtetet janë të ndara dhe të pavarura njëra nga tjetra", vlerësoi ai. Sipas Hamitit, me këtë klasë politike përfundimisht nuk mund të ecim përpara dhe pa marrë parasysh se cila nga partitë aktuale në Kosovë po e merr pushtetin, çdo ditë e më tepër po lulëzon krimi i organizuar, kurse mafia e nëntokës kriminale e ka në dorë këtë klasë politike.

 

 

(Kosova Sot)