Bekteshi: Me këta politikanë Kosova i ka humbur të gjitha shpresat

  • 25 June 2018 - 19:26
Bekteshi: Me këta politikanë Kosova i ka humbur të gjitha shpresat

Përveç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar nga ana e gazetës thonë se janë shumë të pakënaqur me këtë klasë politike të inkriminuar.

Qytetari Hasan Bekteshi, për gazetën "Kosova Sot" tha se me këta politikanë Kosova i ka humbur të gjitha shpresat për një të ardhme më të mirë, sepse këta kanë dështuar.

"Prandaj, në Kosovë ka nevojë imediate për ndryshime totale dhe rrënjësore, prandaj Kosova ka nevojë për një klasë të e re politike e të shkolluar dhe të pakorruptuar, që do të drejtonte vendin si duhet për qytetarët, e jo për veten e tyre, si kanë vepruar deri më tash pushtetarët tanë të pasluftës", u shpreh ai.

"Me këta njerëz nuk shkohet përpara, ngase vetëm duhet shikuar se sa të rinj kanë mbaruar shkollimin e të njëjtit nuk gjejnë dot punë dhe ata po detyrohen që të ikin jashtë vendit nga mungesa e perspektivës. Pra e tëra kjo po ndodh shkaku i politikave të dobëta të politikanëve tanë, që po mendojnë vetëm për veten e tyre dhe që fare nuk i çajnë hallet për popullin. Prandaj na ka humbur shpresa dhe jemi të demoralizuar nga kjo kastë politike që duhet të shkojë në shtëpi. Por, paraprakisht qytetarët duhet të vetëdijesohen në mënyrë që t'i largojmë këta pushtetarë sa më parë nga pushteti", potencoi Bekteshi. 

(Kosova Sot)