Muslimanët dhe hebrenjtë shëtisin me biçikleta në Gjermani, në shenjë solidariteti (Foto)

  • 25 June 2018 - 20:09
Muslimanët dhe hebrenjtë shëtisin me biçikleta në Gjermani, në shenjë solidariteti (Foto)

Rrugëtimi me bickileta në Berlin ilustroi unitetin në mes dy grupeve që gjithmonë janë ndierë të sulmuar, në shtetin e Gjermanisë.

Muslimanë dhe hebrenjë u mblodhën së bashku ditën e dielë, në Berlin për të hipur së bashku në biçikleta si shenjë uniteti ndaj antisemitizmit dhe islamofobisë në vendin e tyre, përcjellë Kosova Sot.

Image

Hebrenjtë u shoqëruan me muslimanë në grupe të shumta  dhe të njëpasnjëshme gjatë turneut  ndërfetar të Berlinit. Biçiklistët përkujtuan Holokaustin, duke kaluar nëpër rrugët me historitë më të errëta të qytetit.

Në vitin 1933, nazistët urdhëruan djegien e rreth 20.000 librave për të “spastruar” universitetet me ‘frymë jo-gjermane’ dhe me ‘inelektualizëm hebrenjë’.

Disa nga mbishkrimet e pjesmarrësve ishin “Hebrenjë dhe musliman për respekt e tolerancë”.

Ky gjest i shtetasve gjermanë, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë.

(Kosova Sot)

Image