Braktisja e fëmijëve të porsalindur në rritje

  • 25 June 2018 - 20:29
Braktisja e fëmijëve të porsalindur në rritje

Pesë foshnja janë braktisur gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2018. Kështu bëjnë të ditur në Klinikën e Naonatologjisë në Prishtinë. Po ashtu bëhet e ditur se vendet më të përshtatshme për braktisjen e foshnjave, mbeten ambientet e spitalit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka shpjeguar rastet e braktisjes së foshnjave.

Ai theksoi se Klinika e Neonatologjisë përkujdeset 28 ditë për foshnjat e braktisura, të cilat pastaj kalojnë nën përkujdesjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

E udhëheqësja e UNFPA’së në Kosovë, Visare Mujko – Nimani, ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me shtatzënitë e padëshiruara.

Klevis Vaqari, menaxhere e programit në Rrjetin e organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), thotë se nevojitet mbështetje financiare për fëmijët e braktisur e po ashtu edhe për strehimoret.

Për Edona Hajrullahun nga institucioni i Avokatit të Popullit, braktisja e fëmijëve mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme.

Përndryshe, në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar Ministria e Mirëqenies Sociale kishte njoftuar se janë braktisur gjashtë foshnje.

Ndërsa, edukimi dhe promovimi shëndetësor, informimi për shëndetin riprodhues në veçanti, si dhe qasja në mjete kontraceptive, mbeten disa nga hapat që duhet marrë shteti në evitimin e dukurisë së braktisjes së foshnjave.

(Kosova Sot)