Turistet vallëzojnë para xhamisë, pësojnë turistët

  • 25 June 2018 - 20:33
Turistet vallëzojnë para xhamisë, pësojnë turistët

Pas publikimit të një video ku shihen dy turiste të veshura me pantallona të shkurtra dhe bluzë pa mëngë duke vallëzuar para një xhamie, autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë masa duke ua ndaluar vizitën në këtë vend të shenjtë.

Videoja që është bërë virale, shfaq vajzat duke vallëzuar para xhamisë në qytetin Kota Kinabalu në Malajzi.

Pas publikimit të një video ku shihen dy turiste të veshura me pantallona të shkurtra dhe bluzë pa mëngë duke vallëzuar para një xhamie, autoritetet përkatëse kanë ndërmarrë masa duke ua ndaluar vizitën në këtë vend të shenjtë.

Si rezultat i këtij veprimi, banorët e kësaj zone u kanë ndaluar vizitën të gjithë turistëve.

Zëdhënësi i xhamisë, Jamal Sakaran e ka cilësuar si të papranueshëm veprimin e turisteve të huaja, si dhe ka njoftuar se përkohësisht u është ndaluar vizita turistëve që vizitojnë këtë xhami.

(Kosova Sot)