Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Llaushë të Podujevës

  • 17 July 2018 - 23:26
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Llaushë të Podujevës

Policia e Podujevës është njoftuar rreth orës 18:00 për një rast të vdekjes së një personi.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti, rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës, ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur një person.

Policia ka bërë të ditur se viktima është 27 vjeçar.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore, A.D. 27 vjeç”, tha zëdhënësja e Policisë.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

 

(Kosova Sot)