Bitcoin shënon rritje të madhe brenda vetëm një ore

  • 18 July 2018 - 14:21
Bitcoin shënon rritje të madhe brenda vetëm një ore

Çmimi i Bitcoin është rritur për 10% brenda më pak se një ore të martën, duke e çuar vlerën e kriptomonedhës sipër 7,000 dollarë për herë të parë që nga fillimi i qershorit.

Është hera e dytë këtë javë që çmimi i Bitcoin rritet, duke ndihmuar vlerën totale të tij të ngritet për rreth 1,200 dollarë gjatë gjashtë ditëve të fundit.

Edhe kriptovalutat e tjera kanë pësuar rritje gjithashtu pas Bitcoin, me ethereum, ripple dhe bitcoin që janë rritur mes 5% dhe 8% gjatë 24 orëve të fundit.


(Kosova Sot)