Salihu:Në këtë biznes është i involvuar dikush i lartë nga Qeveria

  • 20 July 2018 - 19:37
Salihu:Në këtë biznes është i involvuar dikush i lartë nga Qeveria

Deputeti tjetër opozitar në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu, për gazetën " Kosova Sot", tha se homologimi është një biznes i njerëzve që janë të involvuar në politikë dhe në vetë kreun e shtetit, ndaj me këtë çështje nuk po guxon që të merret askush. "Sepse, homologimi i automjeteve që nga fillimi ka qenë një vjelje dhe zhvatje masive e parave të qytetarëve tanë që nga fillimi i tij, ndaj nuk po ndërpritet", theksoi ai. Sipas Salihut, në llogaritë që duhet paguar askush nuk e dinë se ku shkojnë ato para. Ndaj kjo edhe po na tregon qartë se në këtë biznes është i involvuar dikush i lartë nga Qeveria e kaluar apo kjo e tashmja.

 

(Kosova Sot)