MTI urdhëron inspektorët të monitorojnë çmimet e pemëve dhe perimeve (Dokument)

  • 20 July 2018 - 19:40
MTI urdhëron inspektorët të monitorojnë çmimet e pemëve dhe perimeve (Dokument)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka urdhëruar Inspektoratin e Tregut që të monitorojnë nëse tregtarët po bëjnë ngritje të çmimeve. Kjo ka ardhur pas vendimit të tij për masa mbrojtëse për 21 produkte bujqësore. Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës përmes Inspeksioneve Komunale.

Në urdhëresë  thuhet se qëllimi i këtij aktiviteti është verifikimi i çmimeve të produkteve bujqësore të cilat dot mbrohen me vendimin e MTI-së, nëse ka lëvizje të çmimeve (ngritje apo zbritje) të produkteve bujqësore para dhe pas hyrjes në fuqi të vendimit për masat mbrojtëse.

“Prandaj me qëllim të monitorimit të efekteve të këtij vendimi, urdhërojmë inspektorët e tregut që në baza ditore të monitorojnë çmimet e produkteve bujqësore të listuar në shtojcën nr,1 të vendimit të MTI-së”, është thënë në këtë urdhëresë.

Inspektorati është urdhëruar që deri më datë 31 korrik ta ketë si prioritet verifikimin e çmimit të këtyre produkteve.

“Për informimin tuaj, MTI me vendimin nr 5029 të datës 13 07 2018, ka nxjerrë vendimin me të cilin është caktuar masa e përkohshme mbrojtëse në import të pemëve dhe perimeve të vlerës doganore prej 30 për qind në Republikën e Kosovës.

Prandaj, ju njoftojmë që Inspektorati është duke nxjerr kërkesë për Drejtoritë Kompetente, respektivisht inspektorët e Tregut të cilët veprojnë në komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim të monitorimit të çmimeve të produkteve bujqësore të cilat do të mbrohen me vendimin e Ministrisë së Tregtisë, nëse kemi ngritje apo ulje të çmimeve në produkteve listuar në shtojcën numër 1 të vendimit nr. 5029 të datës 13. 07 2018.

Prandaj kërkojmë na Asociacioni i Komunave të Kosovës, që të na mbështesë në realizmin e këtij aktiviteti përmes Kolegjiumit për Inspeksionit Komunal.

Image
Image

 

 

 

(Kosova Sot)