“Përgatituni për protesta masive”

  • 12 August 2018 - 11:07
“Përgatituni për protesta masive”

Pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, sidomos tema e prekjes së territoreve, ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj, i cili thotë se protestat janë rruga e vetme për ta ndalur këtë qeveri nga copëtimi i Kosovës.

Ai e quan rrezik të madh gjendjen aktuale në Kosovë, dhe si shembull i përmend protestat në Rumani.

Postimi i plotë:

Përgatituni për protesta masive, atdheu ne rrezik të copëtohet

Dikur nën regjimin e Millosheviqit Shqiptarët në Kosovë protestoni me dite e javë në krejt Kosovën kundër dhunës së Millosheviqit që ushtonte mbi Shqiptarët. Por,q ë gati 20 vjet e këndej qytetarët tanë sikur kanë rënë në gjumë dimëror. Nuk ndihën për së gjalli, dikush ua ka hëngër orën.

Gati që 20 vite ne Kosovë sundon një klasë politike, që merret me hajni, korrupsion, nepotizëm e çka mos jo te cilët e kanë kap shtetin shumë keq vetëm për interesat e tyre personale, të cilët për pak vite u bane milioner duke e plaçkitë atdheu.

Por këto dite Kosovës po i kanoset edhe rreziku permanent nga këta pushtetar për copëtimin e Kosovës, për heqjen e sovranitetit dhe liris së sajë.Kanë dalë ne sheshë disa njerez ne krye me Presidentin të cilët më plotë vetëdije po donë me e shkaterru, me e coptu Kosovën me armikun tonë shekullar Serbin,e cila gjate luftës na vrau, na dhunoi na sakatoi, na dogj dhe palla nuk ja ninë sepse para vetes ka vu njeriun e shantazhuar nga vete ajo.

Qytetarë pra,në rrezikë është Kosova qe te coptohet,te bahen ndërrim kufinjsh,por edhe me keq edhe ndrrim teritoresh qe është nëkundershtim me Kushtetuten,dhe ne kundershtim me vullnetin e Juaj.Kunder kesaj te keqeje qe po i kanoset Kosovës kanë reaguar të gjithë,opozita,shoqeria civiule por edhe pozita.Këto lojra te Hashim Thaçit janë te rrezikshme të cilat duhet ndal me çdo çmim.

E vetmja rrugë e fortë për te ndalë këte katil te kombit janë protestat gjithëpopullore,pa dallim partije,sepse ne rrezik është e ardhmja e Kosovës,dhe ardhmëria e juaj dhe e fëmijëve tuaj. Merrni shembull nga Rumania si si protestohet kur sot, por edhe para dy vitesh, dolën ne rrugë gati një milion njerëz kundër Qeveris se saj te korruptuar, sot ne ato protesta u plagosën mbi 400 protestues te cilët nuk do ndalen deri ne rreximin e Qeveris së tyre te Korruptuar. Ky është një shembull se si mbrohet vedi nga Qeveria e korruptuar.

Zgjohuni nga gjumi edhe ju qytetarë kallxoni kësaj kaste te mykur se nuk mund te luaj edhe më tutje me fatin e Juaj,sepse Kosova eshte në rrezikë ta humë lirin dhe ardhmerin e saj aq shumt te pritur me shekuj.

(Kosova Sot)