Aliu: Partneriteti kriminal i mafio-oligarkëve është shtrirë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

  • 17 August 2018 - 14:10
Aliu: Partneriteti kriminal i mafio-oligarkëve është shtrirë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri
Analisti Bislim Aliu për gazetën "Kosova Sot" tha se pa dyshim partneriteti kriminal i mafio-oligarkëve është shtrirë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku fatkeqësisht, në të dyja shtetet ka metastazuar me të madhe krimi i organizuar dhe korrupsioni, kanabizmi dhe kontrabanda. "Që nga paslufta po përfitohen me qindra e miliona euro, në të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptar nga mafio-oligarkët e nëntokës kriminale, duke mos lejuar zhvillimin e asnjë biznesi jashtë rrjeteve të tyre mafioze e kriminale", u shpreh ai."Lidhjet e nëntokës kriminale funksionojnë në mes dy vendeve, përmes pushtetarëve të lidhur me mafinë politike dhe mafinë ekonomike, pandalshëm në të dyja vendet tona shqiptare dhe kjo vërtet është për keqardhje", theksoi Aliu.